Arrestimi i Tomor Morinës, ASH: Qeveria, Spasovski dhe Nuhiu punojnë me direktivat e Beogradit

Shpërndaje

Qeveria e RMV-së bashkë me ministrin e MPB-së Oliver Spasovski dhe Agim Nuhiu vazhdojnë të punojnë dhe të respektojnë direktivat e Beogradit.

Aleanca për Shqiptarët ndjehet tepër e indinjuar dhe e ofenduar kur mësojmë se policia e RMV ka arrestuar luftëtarin e lirisë Tomor Morina, shtetas i Republikës së Kosovës.

Nuk trasohet rruga për në NATO dhe BE duke respektuar paditë e ngritura nga vet gjakpirësi Sllobodan Millosheviq.

Aleanca për Shqiptarët përmes këtij reagimi akuzon porositë Qeverinë e RMV-së, se bashkëjetesa dhe mirëqenia qytetare nuk arrihet me provokime, arrestime dhe montime.

Kështu kanë vepruar të parët e juaj dhe e sollën konfliktin e vitit 2001. Mos i fryni zjarrit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që menjëherë dhe pa asnjë kusht të lirohet luftëtari i lirisë Tomor Morina.