Gjykata e Shkupit refuzon ankesën, Tomor Morina i UÇK-së mbetet në bu*rg

Shpërndaje

Gjykata penale në Shkup ka refuzuar ankesën e avokatit Naser Raufi, me të cilën ai ka kërkuar lirim të ish pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar para 5 ditëve në vendkalimin kufitar në Bllacë, shkruan gazeta Lajm. Gjykata i caktoi Morinës 30 ditë arrest, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli serb. Avokati Raufi për Gazetën Lajm ka deklaruar se vendimi i gjykatës është paushall dhe i pabazuar, njëjtë sikurse është edhe fletarresti i lëshua nga Interpoli i Serbisë. Mirëpo gjykata nuk ka marë parasysh ankesën e tij dhe e ka hedhur poshtë. Gazeta Lajm merr vesh se ankesa është refuzuar në afat pre 30 minutave, gjë që te mbrojtja lë vend për dyshim se ajo fare nuk është shqyrtuar, por përgjigja është bë apriori.

Vendimi është marrë në bazë të nenit 165, pika e parë të Kodit të Procedurës Penale.pas këtij vendimi, Morina është dërguar në bu*rgun hetues në Shutkë (Shkup). Po ashtu, thuhet se për çështjen e ekstradimit do të vendosë Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, u arrestua të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. “Pas dëgjimit të personit në praninë e avokatit të tij, si dhe vlerësimit të fakteve dhe provave , gjyqtari i procedurës paraprake lëshoi një vendim që pranonte kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi qëT.M të parabu*rgoset për 30 ditë ndërkaq në lidhje me procedurën e ekstradimit vendos Ministria e Drejtësisë”, tha deklarata.

I pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se do të respektohet ligji. “Sundimi i ligjit dhe respektimi i rregulloreve dhe ligjeve ndërkombëtare është normë evropiane, të cilën unë dhe të gjithë ju e përfaqësojmë”, tha Zaev. “Procedura kryhet nga prokurori kompetent, dhe për këtë vendos gjykatësi kompetent, as Zaev as Oliver Spasovski (ministri i Brendshëm), Agim Nuhiu (zëvendësministër i bBendshëm), dhe askush tjetër nga qeveria”, shtoi Zaev, duke thënë se Maqedonia e Veriut, sikurse Serbia, është anëtare e Interpolit. Ai përmendi me këtë rast, faktin se Shkupi ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës, në këtë organizatë ndërkombëtare. “Organet e drejtësisë në Austri dhe Maqedoninë e Veriut, sikurse në Greqi dhe Britani të Madhe marrin vendimin për ekstradim. Institucionet përgjegjëse marrin vendimin në bazë të së drejtës për ekstradim ose jo. Kjo e drejtë e thotë qartë se ai është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë dhe duhet të lirohet nga parabu*rgimi dhe të mos ndodhë ekstradimi”, ka thënë Zaev.

Sipas kryeministrit maqedonas, Interpoli tha se ai është shtetas i Serbisë. “Kjo nuk është e vërtetë. Vendi ynë konfirmon se ai është një shtetas i Kosovës dhe ka një pasaportë nga Britania e Madhe dhe Kosova. Më së paku nga ajo që pres është të respektohen ligjet e këtij vendi”, tha Zaev. Edhe partnerët e tij të koalicionit nga Alternativa e Afrim Gashit, janë kategorikë se nuk do të lejojnë ekstradimin e Morinës në Serbi, ven për të cilin thonë se ende funksionon si në kohën e Rankoviqit e Millosheviqit. “Nëse Maqedonia e Veriut, pretendon të jetë shtet i së drejtës ligjore, atëherë ajo nuk guxon të merret me vlerësime juridike të çështjeve politike dhe t’i bëjë shërbim politikave ditore serbe. Kërkesat e Serbisë për arrestimet e ish ushtarëve të UÇK-së (përfshirë edhe zyrtarë të lartë) janë kërkesa kryekëput politike të ardhura në shprehje nga mllefi i tyre si pasoj e humbjes së thellë ushtarake dhe politike në Kosovë.

Prandaj, ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina duhet që sa më shpejt të lirohet dhe nëse për te ka ndonje lëndë të hapur atëherë me te do të merret gjykata speciale e Hagës e në asnje rast gjykata e Serbisë, shtetit i cili ende jeton me mentalitetin shovinist të Rankoviqit e Millosheviqit.”, shprehet sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi Zejd.
Lidhur me arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, të enjten, ka reaguar edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Bexhet Pacolli, duke thënë se Kosova nuk do të lejojë ekstradimin e Morinës, transmeton Radio Evropa e Lirë. Kryediplomati kosovar tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për lirimin e tij, si dhe i bëri thirrje Shkupit të hedhë poshtë “urdhërat politike për arreste të lëshuara nga Beogradi”. “Nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tonë bazuar në fletë-arrestet e lëshuara nga Beogradi. Kjo është vijë e kuqe për Kosovën” ka thënë Pacolli.