LSDM pyet Mickoskin: A shkuat në Budapest për konsulta me Gruevskin

Shpërndaje

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov gjatë ditës së sotme ka dërguar edhe disa pyetje shtesë në adresë të liderit opozitarë Hristijan Mickoski i cili qëndroi në Hungari ku realizoi takim me Viktor Orban.

“Hristijan Mickoskit i parashtruam disa pyetje dhe tanimë 10 ditë nuk përgjigjet. Sot, në mënyrë plotësuese do t’i parashtrojmë edhe disa pyetje të tjera për të cilat shpresojmë të marrim përgjigje.

A thua Hristijan Mickoski shkoi në Budapest për konsulta me shefin e tij, kriminelin në ikje Nikolla Gruesvki?
A shkoi Mickoski tek Gruevski që të kërkoj këshilla se si ta pengoj Ligjin për regjistrimin e popullsisë?
A shkoi Mickoski tek Gruevski që të merr këshilla se si ta pengoj drejtësinë si dhe, edhe më fortë ta mbroj krimin në VMRO-DPMNE?

A thua Mickoski shkoi tek Gruevski që ky i fundit ta mësoj se si të përhap lajme të rreme, nacionalizëm dhe urrejtje mes qytetarëve?

A thua vallë Mickoski nga Gruevski ka marr instruksione se sit ë vazhdoj të pengoj integrimin e shtetit në BE dhe NATO?”, deklaroi Kostadin Kostadinov, sipas të cilit Mickoski nuk është asgjë tjetër përveçse një person i dëgjueshëm dhe kryerësi I urdhrave të Gruesvkit.