Pollozhani: Evladët e “Klanit të Zajazit” ta braktisin BDI-në, fatkeqësinë e shqiptarëve (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani në fjalimin e tij para ndërtesës së qeverisë, tha se protestat po zhvillohen kundër fatkeqësisë historike të shqiptarëve e quajtur BDI.

“Ne sot këtu na ka mbledhur padrejtësia që na e bënë kjo klasë politike e korruptuar e cila ka qenë dhe është pjesë e pushtetit të korruptuar dhe anti-shqiptarë, të cilëve nuk u bëhet aspak vonë për të drejtat tona kolektive. Ne sot jemi mbledhur këtu për t’u thënë STOP anti-vlerave, të korruptuarve, degjenerikëve, zhvatësve dhe vrasësve. Sot jemi mbledhur këtu që t’u themi evladëve që kanë lindur nga shtatzania me “Klanin e Zajazit” që të largohen sa më shpejtë nga fatkeqësia historike e shqiptarëve e quajtur BDI”, tha mes tjerash Pollozhani. Fjalimin e tij të plotë dhe pamje nga protestat e sotme, në videon më poshtë.