Pres konferencë e kryeministrit Zaev dhe ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së, Filip Riker

Shpërndaje

Transmetim i drejtpërdrejtë i pres konferencës së përbashkët të kryeministrit Zoran Zaev dhe u.d ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker.

Riker i cili qëndron për vizitë dyditore në vend, serinë e bisedimeve me përfaqësues të pushtetit dhe opozitës e filloi sot në takim me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov në MPJ.

Konform agjendës, Riker pas takimit me kryeministrin Zaev shkon në Tetovë ku në selinë e BDI-së do të ketë takime me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Është paraparë gjatë ditës Riker të ketë takime me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, gjatë vizitës në Kuvend, përveç me Xhaferin, do të ketë takime edhe me deputetët e Grupit të pavarur të deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.