Sulmohet vëllai i El Chekës para protestës në Shkup

Shpërndaje

Një incident ka ndodhur para protestës në Shkup.

Sipas njoftimeve të protestuesve, është sulmuar Blerim Ahmedi, vëllai i El Chekës nga ana e një funksionari të BDI-së.

Kjo është konfirmuar edhe nga nëna e Blerim Ahmedit e cila ka thënë se sulmin e ka bërë Ismet Gurri. Ndërsa nuk dihet më çfarë mjeti, por në krah është gjakosur edhe nëna e tij, e cila ka ndërhyrë të largojë djalin e saj në incidentin e përfshirë midis tij dhe Ismet Gurit. Sipas dëshmitarëvenë vendngjarje, Ismet Gurri po ashtu ka grisur edhe fotografinë e vogëlushit Almir Aliu të shtypur me makinë nga Boban Iliç në Kumanovë para dy vitesh.

Menjëherë ka ndërhyrë policia, por protestuesit thonë se kanë dashur të arrestojnë vëllaun e El Chekës, Blerimi Ametin, ndërkohë që kanë mbrojtur Ismet Gurrin.
Gjithçka ka ndodhur ndërkohë që ende nuk kanë pas mbërritur kamerat. Sipas protestuesve e gjitha ka qenë e planifikuar në bashkëpunim me disa polic. Ata drejtonin gishtin tek dy prej tyre.