“Thaçi po e pret zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, pastaj tenton ta formojë qeverinë teknike”

Shpërndaje

Për njohësin e çështjeve politike, Imer Mushkolaj, Partia Demokratike e Kosovës, me çdo kusht po tenton që ta pamundësojë shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, duke tentuar që ta formojnë një qeveri teknike.Në këtë synim të PDK-së, sipas Mushkolajt, është duke shërbyer edhe ish-kryetari i kësaj partie, tani president i vendit, Hashim Thaçi.“Kadri Veseli mundet ta konsumojë mundësinë që ta nominojë një kandidat. por, sa i përket deklarimeve të partive politike, ai mund ta nominojë por s’do të ketë sukses. Në anën tjetër, ende nuk janë shuar shpresat që të formohet një qeveri teknike, por mvarët krejt se cfarë do të bëjë presidenti, në kuptimin me konsultimin me partitë politike”, ka thënë Mushkolaj për Gazeta Blic.

Mushkolaj ka shtuar se nëse kanë vullnet partitë politike për ta dërguar vendin në zgjedhje, atëherë mund ta bëjnë këtë shumë shpejt, duke mbledhur votat e nevojshme për ta shpërbërë Kuvendin.Por, sipas Myshkolajt, disa parti, veçmas PDK po dëshiron që të blejë kohë.“Partitë politike sot mund ta shpërbëjnë Kuvendin, por duket që ka parti tjetër përvec PDK-së që nuk po i dëshiron zgjedhjet”.

Mushkolaj ka shtuar se presidenti Hashim Thaçi, nuk do të ftojë asnjë takim me subjektet politike, para datës 3 gusht- atëherë kur pritet të zgjidhet kryetari i LDK-së.Sipas tij, në momentin kur të përfundon procesi zgjedhor brenda LDK-së, atëherë presidenti Thaçi do e sheh mundësinë për formim të qeverisë së përkohshme, shkruan Gazeta Blic.

“Janë ka blejnë kohë. Më së shumti po blenë kohë, për me ia dhanë rastin presidentit për me e ble kohën e vetë. E presidenti po e pret 3 gushtin me e pa kush po zgjidhet kryetar i LDK-së. Janë gjëra të lidhura. Nuk besoj që deri më 3 gusht nuk do të ketë lëvizje. Pas 3 gushtit pritet që të qartësohet situata edhe më shumë”, ka thënë Mushkolaj.Në fund, analisti Mushkolaj, ka thënë se beson që nëse do të ketë zgjedhje në këtë kohë, ato të mbahen në fund të shtatorit.“Logjikisht ish dashtë mos me e kalu shtatorin. Presidenti mundet me e konsumu një pjesë të kohës, por kjo nuk është e pafundme”, përfundoi ai.