Zeka tregon kush mund të jetë kryeministër konsensual

Shpërndaje

Milaim Zeka, kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, ka thënë se për dallim nga të gjithë liderët e tjerë, Atifete Jahjaga meriton të jetë kryeministre e Kosovës.

Ai ka thënë se asnjëri nga liderët e partive nuk duhet të jetë kryeministër i Kosovës sepse nuk e meritojnë.

Por, këtë qëndrim nuk e ka pasur për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën. Zeka e ka cilësuar Jahjagën si politikanen e vetme që na e ka zbardhë fytyrën tek ndërkombëtarët.

“Sinqerisht nuk e di kush mund të jetë kryeministër konsensual. Asnjëri nga liderët nuk e meriton të jetë kryeministre. Atifete Jahjaga është e pjekur politikisht, ajo është njëri ma autoritativ sepse është e vetmja politikane që e zbardhë fytyrën tek ndërkombëtarët, ka thënë Zeka në T7.

Madje ai ka uruar që ndërkombëtarët të na e propozojnë një kryeministër si Atifetje.

“Dhashtë Zzoti, si na e kanë bërë me Atifete Jahjagën, na e propozojnë edhe një kryeministër”, ka thënë Zeka.

Si përfundim, ai ka thënë se çdo qeverisje e mundshme varet nga LDK-ja.

“Krejt varet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse ka qenë dhe vazhdon me qenë njëra nga tri forcat politike në vend, dhe kahja politike në këtë kohë varet vetëm nga LDK-ja”, shtoi Zeka.