Aksident trafiku në hyrje të Strazhës (Foto)

Shpërndaje

Para pak çastesh në afërsi të Strazhës, janë aksidentuar dy makina njëra Audi e tipit A6 dhe një Golf 3.

Alsat mëson se si shkak i aksidentin kanë ngelur të lënduar disa persona,në vendngjarje ende nuk kanë arritur ekipet e ndihmës së shpejtë e as policia për të bërë ekspertizën.

Burime të Alsat theksojnë se rruga është bllokuar nga të dyja anët dhe qarkullimi është ndaluar tërësisht si dhe kolona të gjata janë duke pritur deri në zhbllokim të rrugës për qarkullim. Ende nuk dihet se sa persona kanë ngelur të lënduar por siç shihet nga fotografitë e aksidentit të dyja makinat kanë pësuar dëme materiale./Alsat