Bahtiri: Ndryshimi tashmë ka nisur, të gjithë e kanë kuptuar se ka ardhur koha e qeverisë Kurti

Shpërndaje

Anëtari i ri i Vetëvendosjes, njëherësh kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka takuar mbrëmë disa aktivistë të VV-së.

Ai ka thënë se për të ishte kënaqësi të takohet me aktivistët e Vetëvendosjes.

“Ishte kënaqësi mbrëmë të takohem me shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po i japin frymë fitores së 6 tetorit.Në këtë takim masiv festuam angazhimin e mijëra të anëtarëve të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje,për fushatën zgjedhore që nis pas pak ditësh. Me këtë mbështetje popullore që ka Lëvizja Vetëvendosje, fitorja është e sigurt”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Bahtiri ka thënë se ndryshimi tashmë ka nisur, sepse të gjithë e kanë kuptuar se ka ardhur koha e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.