Haziri tregon si u morën vesh që Mustafa të rizgjedhet kryetar i LDK-së

Shpërndaje

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për media pas zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar të LDK-së me aklamacion.Ai tha se ideja e tij për një kandidat konsensual është aprovuar.

“Është arritur që 4 kandidatura të mos kandidojnë. Me këtë është arritur që të bëhet marrëveshje për kandidat konsensual”, ka thënë Haziri.

Haziri ka folur edhe për mos aprovimin e kandidaturës së Fatmir Sejdiut.

Ai u shpreh se votat në demokraci nuk falen, duke iu referuar pretendimeve të Fatmir Sejdiut që nuk u la të kandidojë.