Nisma e lë të hapur mundësinë e koalicionit me PDK-në, por rendit 6 kushte

Shpërndaje

Kryetari i Këshillit kombëtar i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka treguar kushtet që duhet të i plotësojë Partia Demokratike e Kosovës, apo ndonjë parti tjetër, nëse do koalicion me subjektin e tij.

Krasniqi ka shkruar se partia e tij nuk ka vënë vija të kuqe më asnjë prej partive, dhe ka shtuar se vendosja e vijave të tilla nga secila prej partive është treguar një praktikë joserioze deri më sot.

Ai ka renditur plotë gjashtë kushte të cilat duhet që ndonjë parti të i plotësojë nëse dëshiron koalicion me Nismën.

Kushtet e Nismës për koalicion me PDK-në:

1. Kandidati për Kryeministër nga ky koalicion do të duhej të ishte një kandidat (shumë kompetent e jo si deri më tani) që nuk është Kryetar i subjekteve politike ( është e preferueshme). Mbase në një situatë të tillë, kandidati duhet të jetë nga NISMA Socialdemokrate, Kandidati duhet të disponoj përvojë politike dhe institucionale të njohur nga publiku ynë.

2. Lista e kandidatëve për deputet duhet të miratohej edhe të nënshkruhej nga kandidati për Kryeministër i cili duhet t’i njeh mirë kapacitetet politike, intelektuale, profesionale e kombëtare dhe jo vetëm të këtyre dy partive politike;

3. Programin Zgjedhor e qeverisës për të ardhmen duhet të miratohet edhe nga kandidati për Kryeministër dhe ai program duhet të ketë frymën dhe përmbajtjen e Socialdemokracisë dhe me kushtin që ai Program ta kishte edhe miratimin e firmën e tij;

4. Madje, pa pajtimin e kandidat për Kryeministër nuk duhet të ketë asnjë Ministër e as numër të ministrive. Kabineti qeveritar nuk do të duhej ta kalonin numrin prej më se shumti 14 -15 ministrive. Ky numër do të vlente edhe për zëvendës ministra;

5. Pastaj, Ligji i parë që do t’i dërgohej Kuvendit të ri për miratim duhet të jetë ligji për QEVERINË. Ndonëse, në Kushtetutë duhet të sanksionohet Kabineti Qeveritar; dhe

6. Se paku një e treta e drejtuesve të ministrive do të duhej të jenë femra, por që të gjithë pa përjashtim gjinie duhet të jenë kompetent/e për përgjegjësitë që marrin.

Pra nëse PDK do të pranonte ketë ofertë, unë do t’i propozoja Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate të hynte në koalicion parazgjedhor me te. Pa një ofertë të tillë publike nga PDK apo ndonjë parti tjetër, unë jo vetëm që nuk do t’i sugjeroja KK të NISMËS Socialdemokrate koalicion e mundshëm, por do ta kundërshtoja fuqishëm.

Qëllimi i këtyre kërkesave është që të ndërpriten pazaret politike (siç ka ndodhur shpesh deri më tani), të fillohet me koalicione transparente me qellim që në Kosovë të ndërpritet keqqeverisja dhe të fillon funksionimi i institucioneve Kushtetuese sipas ligjeve në fuqi.

Krejt në fund:

Duke e njohur përvojën e koalicioneve të deritashme jam i bindur se një ofertë e tillë serioze vështirë që do të ndodh, prandaj nuk do të ndodh as koalicioni: NISMA Socialdemokrate – Parti Demokratike të Kosovës.

I kisha sugjeruar edhe partitë e tjera politike, nëse vendosin të bëjnë koalicione parazgjedhore e pas zgjedhore, të jenë transparente dhe të kenë qellim Qeverisjen e mirë e me njerëz kompetentë! Realiteti ynë, sidomos pas pavarësisë po flet se Republika e Kosovës është qeverisur nga njerëz jo kompetent. Kjo praktikë duhet të ndërpritet njëherë e mirë!

NISMA SOCIALDEMOKRATE ËSHTË GATI PËR NDRYSHIMIN! E JU?

P. S.

Le të shërbej ky mendim i shfaqur si propozim për krijimin e koalicioneve të mundshme parazgjedhore e pas zgjedhore!