Pres konferencë e kryeministrave Zaev dhe Borisov (Drejtpërdrejtë)

Shpërndaje

Transmetim i drejtpërdrejtë i pres konferencës së përbashkët të kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut me rastin e shënimit të përbashkët të dyvjetorit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shkupit dhe Sofjes.

Të dy kryeministrat pos pres konferencës do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçev në Shkup.

Kryeministri i Bullgarisë në Shkup do të ketë takim edhe me presidentin e vendit Stevo Pendarovskin.

Parashikohet që Borisov dhe Zaev më pas të nisen në Dojran ku do të vendosin lule në përmendoren e kolonelit Konstantin Kavarnaliev.