Profesori universitar Arbër Çeliku: “Si shtetas i Kosovës, votën time do t’ia jap Albin Kurtit”

Shpërndaje

Profesori universitar Arbër Çeliku përmes një statusi në facebook thotë: “Si shtetas i Kosovës, votën time do t’ia jap LVV-së, kurse për kryeministër do ta votoj Albin Kurtin për shumë arsye, transmeton ALBAZONE MEDIA. Postimi i plotë i Prof. Arbër Çelikut: Si shtetas i Kosovës, votën time do t’ia jap LVV-së, kurse për kryeministër do ta votoj Albin Kurtin për arsyet e mëposhtme: 1. Albini është një intelektual në kuptimin e plotë të fjalës 2. Albini ka treguar në vazhdimësi karakter të palëkundur politik 3. Albini nuk ka afera korruptive 4. Albini nuk ka bërë pasuri shumë-milonëshe në kurriz të popullit të varfër kosovar 5. Platforma politike e Albinit për një unitet mbarëkombëtar përputhet me koncepsionet e mia, dhe më e rëndësishmja: 6. Fitorja e LVV-së dhe e Albin Kurtit do të ndikojë në shkatërrimin e strukturave kriminogjene politike në Maqedoni, të cilat janë të lidhura ngushtë me strukturat simotra në Kosovë. Për arsyet e përmendura, u bëj thirrje të gjithë miqve të mi nga Kosova, sidomos studentëve të mi, që ta votojnë LVV-në dhe Albin Kurtin, sepse, vetëm në këtë mënyrë, ju do të mund të kontribuoni për të ardhmen tuaj, në të kundërt ju pret fati i bashkëmoshatarve tuaj nga Maqedonia, të cilët në numër të madh këto vitet e fundit i braktisën shtëpitë dhe familjet e tyre.
#LVV me ❤️