Sopi: “13 Gusht 2101: Sot u festua 100 vjetori i marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe është avancuar edhe në Gjermani, Francë, Zvicër…”

Shpërndaje

Hasim Memishi Sopi, aktor i Teatrit të Tetovës i cili reagon përmes Facebook lidhur me ngjarjet që shqetësojnë qytetarët e Maqedonisë ka ndarë edhe një postim tjetër lidhur me Marrëveshjen e Ohrit.

Në vazhdim postimi i plotë i Sopit:

“13 Gusht 2101: Sot u festua 100 vjetori i marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe është avancuar edhe në Gjermani, Francë, Zvicër e gjetiu…shkaku i fluksit të madh të mërgimtarëve..
Në Maqedoni listës zgjedhore i janë shtuar edhe disa persona të vd*ekur… Rroga mesatare ka arritur në 450 euro… Tetova ka problem me mbeturinat… Kryetari i Tetovës premton se 2102 do të përfundojë ujësjellësi… Shkupi hyn në librin Guinness për mushkonja… Pritet renovimi i Bitpazarit, Pritet oficialisht të luhet premiera në teatrin e sapo ndërtuar në Tetovë… Prokuroria kërkon ta dënojë djalin e Boki13, sepse prindi nuk jeton më, Numri i qenëve endacak ka arritur në nivel maksimal, Në vitin 2102 pritet të kemi shtet për të gjithë qytetarët! Për më shumë info, na ndiqni në 200 vjetorin e marrëveshjes së ohrit.
🤷‍♂️🤷‍♂️🤷‍♂️”-përfundon Sopi.