Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës do të ligjërohet për kujdesin në trafik

Shpërndaje

Sot me rekomandimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës do të mbahet hytbe me temë të njëjtë, e cila do t’i kushtohet kujdesit që duhet të kemi në trafik.

“Kjo veprimtari e Bashkësisë Islame të Kosovës është ndërmarrë në mbështetje për kujdesin në trafik. Në mesazhin e hytbesë së kësaj të premteje, do të theksohen dhe shpjegohen argumentet fetare pse jemi të obliguar edhe fetarisht të përfillim rregullat e trafikut dhe që të tregojmë kujdes të shtuar”, është bërë me dije në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.