Vdes edhe personi i katërt nga aksidenti që ndodhi në Rahovec

Shpërndaje

Ka vdekur edhe personi i katërt i aksidentuar në fshatin Bërnjak të Rahovecit, më 26 korrik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 06.08.2019, në ora 15:30, Policia është informuar nga mjeku kujdestar ne QKUK-Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07.2019, L.J i lindur në vitin 1973, për shkak të lëndimeve te rënda ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Më 26 korrik, si pasojë e aksidentit mes dy veturave, në vendin e ngjarjes kishin vdekur tre persona.