Agim Bahtiri: Albin Kurtin e ka çuar Zoti në mesin tonë

Shpërndaje

Anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Mitrovicë, ka thënë se Albin Kurtin e ka dërguar Zoti në mesin tonë.

Ai ka shtuar se tani ka ardhur koha që të shndritë një yll i ri për vendin the tërë rajonin dhe ai është Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

“Mitrovica në vitin 2013 iu tregoj atyre që e poshtëruan këtë vend – stop; sepse ka burra që i dalin zot këtij vendit. Pikërisht nga Mitrovica do të niset një referendum popullor për të bërë ndryshime, për të bërë atë që doni ju dhe bashkësia ndërkombëtare – zhdukjen e kriminelëve”.

“Mjaft më na terrorizuan dhe na plaçkitën. Ka ardhur dita që të lindë një yll i ri që do të shndritë në tërë rajonin. E ka çuar Zoti në mesin tonë, deshi apo nuk deshi [Kurti], ne do ta bëjmë kryeministër atë”.

Nga minuta 26.00