Aktori që synon të bëhet deputet, del në rrugë për të shpërndarë kartëvizita, s’i ndalet askush! (Video)

Shpërndaje

Derisa të tjerët kanë zgjedhur të mbledhin simpatizantët e tyre në lokale të ndryshme, e të bëjnë fushatë zgjedhore duke takuar derë me derë qytetarët, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së ka zgjedhur një mënyrë tjetër. Jeton Zogiani, i cili njihet si “Drenicaku” për shkak të rolit të tij në serialin k.omik “O Sa Mirë”, përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij Facebook, ka treguar se kishte dalë në rrugë për të shpërndarë k.artëvizitat, por që sipas tij nuk po ndalon askush, përcjellë Indeksonline. “Dola me i shpernda v.izitkartat, po s’o ka nalet kerkush”, ka shkruar ai. E kjo video e tij ka marrë shumë komente qesharake. Sigurisht duke qenë aktor, Jetoni ka zgjedhur një mënyrë kreative për të “grumbulluar” vota, duke synuar një ulëse në parlament.

VIDEO