Aktualizohet çështja e pastrimit të Listës zgjedhore

Shpërndaje

A do të pritet pesë minuta në 12 minuta për ta azhurnuar Listën e Votuesve ?Pikërisht për numrin e votuesve të regjistruar në listë gjithmonë dyshimet ngritën para zgjedhjeve. Më të zakonshmet janë se ka midis 100.000 dhe 200.000 votues fantazmë, të cilët në një sistem zgjedhor proporcional mund të ndikojnë se kush do të fitojë. Gjykatësja Mirjana Lazarovska Trajkovska, si pjesë e projektit “Mbrojtje juridike e të drejtave të votuesve” të Institutit për Kërkime Politike, theksoi se tani është koha e duhur, një vit para zgjedhjeve, që shteti të hartojë mekanizma me të cilët të gjithë qytetarët do të përfshihen në Listën e Votuesve, sepse kështu do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ajo e hapi dilemën nëse sistemi i kontrollit të kryqëzuar të të dhënave nga disa institucioneve të azhurnimit të listave është modeli i duhur.

Ka vende me praktika të tjera, ka vende ku Lista e Votuesve është një përgjegjësi e përbashkët midis shtetit dhe qytetarëve, kështu që iu mbetet atyre të regjistrohen në Listën e Votuesve, dhe deri te vendet ku e drejta e votës është një detyrë, e drejta e votës është detyrim. Pra, jemi në një model që funksionon ligjërisht në Maqedoni për dekada të tëra. Sapo detyrimin ta marrë përsipër shteti, pasi është në gjendje që të marrë të gjitha evidencat që kanë të bëjnë me qytetarët, dhe sepse është kështu, shteti duhet ta respektojë atë detyrim siç parashikohet në Kodin Zgjedhor”-tha Mirjana Lazarevska Trajkovska, ish gjykatëse në Strasburg

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se të gjithë qytetarët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Ne nuk duhet t’i lejojmë askujt t’ia shkurtojmë të drejtën e votës, e as emrat e dikujt të keqpërdoren në mënyrë që dikush të votojë më shumë herë. Një nga rekomandimet e OSBE / ODIHR për Kodin Zgjedhor është saktësisht azhurnimi i Listës së Votuesve për të bërë të mundur, që ajo të bëhet vazhdimisht në mënyrë që askush të mos privohet nga e drejta e votës së tij/saj. Theksohet edhe nevoja që personat me dokumente personale të skaduara të mos privohen nga e drejta e tyre e votimit”-pohoi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti gjithashtu thekson se institucionet duhet të bëjnë ndryshime cilësore në legjislacionin zgjedhor.

Përshtypja ime është se nuk ka asnjë nismë të vërtetë, nga institucionet kompetente për ndryshime thelbësore dhe cilësore. Kur e them këtë, dua të them para së gjithash si të azhurnojmë listën e zgjedhësve. Në praktikë, së bashku me kapacitetin e dobët të autoriteteve zgjedhore dhe zgjidhjet e papërshtatshme normative në Kodin Zgjedhor, i krijojnë shumicën e problemeve”-theksoi Ixhet Memeti, avokat i Popullit.

Ekspertët mbi këtë temë shpesh thonë se Lista e Votuesve mund të pastrohet, por partitë politike, veçanërisht ato në pushtet, nuk duan që kjo të ndodhë sepse ashtu vijnë më lehtë te fitorja./ALSAT/