Bullgaria: S’ka dritë jeshile për Maqedoninë derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i bullgar dhe lideri i VMRO-BND Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se nuk do të ketë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut drejtë anëtarësimit të saj në BE derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.

“Deri sa Komisioni për cështje arsimore dhe historike nuk ka afat atëherë nuk do të këtë afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian.

Është e papranueshme që dikush të mendoj se ata thjeshtë do të përdorin Bullgarinë vetëm për hyrje në BE” deklaroi Karakaçanov duke komentuar intervistën e mëhershme të presidentit Stevo Pendarovski.

Ai deklaroi se më 17 tetor Bullgaria nuk duhet të nxitojë të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.