Bundestagu voton pro hapjes së negociatave edhe me Shqipërinë (Foto)

Shpërndaje

Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u dedikua sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE. Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte “PRO” Shqipërisë do t’i hapen negociatat. 365 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë, 188 kundër dhe 16 abstenime.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Luigi Soreca në një status në Twitter.