E dhimbshme: “Dy nxënës s’do të vijnë ma në shkollë arsimtar, shkuan në Gjermani”!

Shpërndaje

Shkollat kanë hapur dyert për nxënësit prej disa javësh. Prej nisjes së saj në Shqipëri u raportua se pati një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve që do të uleshin në banka për herë të parë, krahasuar me vitet paraardhëse. E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe në Kosovë, e këtë e kanë dëshmuar statistikat. Një nga shkaktarët kryesorë është migrimi, por edhe ulja e numrit të lindjeve në çdo familje. Një gjë të tillë ka treguar në shkrimin e tij prekës mësuesi Zymer Haliti. Ai tregon se migrimi po redukton numrin e nxënësve që ulen në bankat e shkollës. Mësuesi raporton një rast të trishtë, teksa një ditë, duke pyetur për mungesat e nxënësve, sapo kishte nisur ora, i tregojnë se dy nxënës, motër e vëlla, nuk do të vijnë më në shkollë. Kjo për shkak se kishin vendosur të emigronin me famijet e tyre. Ata do të shkonin në Gjermani, e pas tyre, sipas mësuesit, do të ikin edhe shumë nxënës të tjerë.

Shkrimi i plotë i Zymer Halitit:

DY NXËNËS S’DO TË VIJNË MA NË SHKOLLË ARSIMTAR…! Ishte ditë e hënë,java e tretë e këtij shtatori.Si çdo ditë që shkoj në punë,si mësimdhënës i gjuhës shqipe…!Por,kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë,jo vetëm mua,por edhe kolegët tjerë. Sapo shkova në klasën e tetë,i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën.Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë. -Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita,pa ditur arsyen !?Por,ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne,s’do të vijë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…!Ka shkuar arsimtar edhe ajo..e së shpejti do të shkojnë edhe kjo,edhe ai…! Çdo ditë po thuaj në Kosovë po boshatisën shkollat,fshatrat,qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perendim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bënë për këtë dukuri…!?