Eni Koçi thotë se po sulmohet nga hakerat e Kosovës, lajmëron rastin në polici

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi së fundmi është bërë cak i sulmeve kibernetike nga hakerët që sipas saj janë nga Kosova, e që po e sulmojnë këngëtaren që t’ja marin nën kontrollë llogarinë në Facebook.

Ajo përmes një statusi nëpërmjet të njëjtit rrjet social që po ja sulmojnë ka bërë me dije për publikun duke shkruar: “Prej disa ditesh jam duke u sulmuar nga Hackera te Kosoves. Ne llogarine time hyjne nga Gjilani, Ferizaji apo Prizreni duke thyer kodet e sigurise. Para disa ditesh, admin ne faqen time gjeta dhe nje profil me emrin Bekim Salihu. Gjithsesi, nga ky moment, rastin e kam lajmeruar ne polici dhe keta persona do ndiqen deri ne fund nga organet perkatese.
P.S Shfrytezojeni inteligjencen per dicka me te vlefshme se sa thjesht per nje llogari facebook-u por mbi te gjitha, te vjedhesh eshte veprimi me i ulet qe mund te bej nje njeri.”

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë që fytyrat publike shqiptare ankohen për sulme të tilla.