Erdogan “shpërthen” në OKB: më tregoni ku janë kufijtë e Izraelit?! (Video)

Shpërndaje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare po humbet aftësinë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për sfida të tilla si terrorizmi, uria, mjerimi dhe ndryshimi i klimës.

“Ne nuk mund ta lëmë fatin e njerëzimit në disa vende. Unë ritheksoj se bota është më e madhe se pesë”, tha Erdogan në fjalimin e tij në Asamblenë e 74-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke aluduar për pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB.

“Ne duhet të zbatojmë menjëherë reforma të plota në Këshillin e Sigurimit të KB në përputhje me drejtësinë dhe barazinë”, shtoi ai.

Presidenti Erdogan adresoi posaçërisht politikat e Izraelit, përkatësisht dhunën ndaj palestinezëve.

“Padrejtësia në Palestinë është e përhapur. Pamjet e një gruaje të pafajshme të vrarë në rrugë nga ushtarët izraelitë duhet të zgjojnë ndërgjegjen e të gjithëve. Cili është roli dhe kuptimi i KB nëse nuk arrin të zbatojë rezolutat e veta kundër Izraelit”, tha Erdogan.

Ai nxori një hartë të Palestinës që tregon se si Izraeli ka vjedhur tokë nga palestinezët në dekadat e fundit. Ai me interes u kërkoi anëtarëve të KB që t’i tregojnë atij se ku ishte Izraeli në 1947 dhe ku është sot. /tesheshi.com/

VIDEO