Është “zhdukur” makina e rastit Monstra ku akuzohen 5 shqiptarë, flet gazetari maqedonas

Shpërndaje

Gazetari maqedonas i cili shpesh herë bën bujë në opinion, Zoran Bozhinovski, së fundmi ka zbuluar disa detaje rreth veturës Opel Omega me të cilën janë vozitur vr*asësit e 5 personave në rastin “Monstra”.

Siç pohon Bozhinovski, Omegën e kuqe me të cilën janë vozitur vr*asësit në rastin “Monstra”, është tërhequr nga fondi i veturave të konfiskuara tek Aeroporti i Shkupit.

Vetura siç pohon ai, është tërhequr nga Sinisha Aleksovski, ish faktor i rëndësishëm në DSK, e më pas këshilltar në sigurinë nacionale tek ish presidenti Gjorge Ivanov. I njejti person veturën e ka dorëzuar për saldim tek salduesi i quajtur Ivica Ançevski, ish komandant I ALFA-ve. Për më tepër detaje lexoni statusin e plotë të gazetarit Zoran Bozhinovski në FB.