Flamuri “KUQ e ZI” në koncertin gjigant të Rita Orës në Berlin (Video)

Shpërndaje

Rita Ora mbrëmë ka mbajtur koncert në Berlin të Gjermanisë. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, u mirëprit nga një publik i zjarrtë dhe kjo u dëshmua nga videoja që ajo e publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo që ra në sy padyshim është flamuri kuq e zi. Gjermania ka shumë shqiptarë dhe sigurisht se fansat e Ritës janë aty për ta mbështetur sa herë që ajo është në qytet.

“Berlin të dua. Faleminderit që keni ulëritur çdo fjalë”, shkroi ajo poshtë videos./Prive

VIDEO