Gazeta e njohur angleze: Kujdes, Kosova nuk është këtu për shëtitje

Shpërndaje

Kombëtarja e Anglisë do të takohet me Kosovën nesër me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.Kosova është në vendin e dytë me tetë pikë – kurse Anglia në vendin e parë me nëntë pikë, raporton GazetaBlic.Tabloidi i njohur britanik, Mirror ka shkruar për Kosovën, ku e cilëson si një paraqitje mjaft të vështirë.

“Vendi fitoi pavarësinë vetëm në vitin 2008, ka luajtur miqësore që nga viti 2014, por mori vetëm dritën jeshile nga UEFA dhe FIFA në vitin 2016, por nuk arriti Kupën Botërore të vitit të kaluar. Është një grup i lojtarëve miks që u zgjodhën nga ish menaxheri i mëparshëm, Albert Bunjaki. Kosova mundi Republikën Çeke 2-1 në stadiumin Fadil Vokrri para 13,500 tifozëve dhe tani vjen në Angli. Sidoqoftë, ata janë dy ndeshje largë nga arritja në Euro 2020, por edhe nëse nuk kalojnë grupin kanë mundësinë e Ligës së Kombeve. Ata nuk do të vijnë veç për udhëtim”, shkruan Mirror./GazetaBlic/