Grushta për një vend parkim në Gostivar

Shpërndaje

Tridhjetë e tre vjeçari M.C. nga Gostivari, dje në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 15.00, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, pas një zënke verbale me 54-vjeçarin B.T. gjithshtu nga Gostivari, njofton SPB-Tetovë.

Lidhur me keqparkimin e veturës, personi B.T. i ka dëmtuar xhamin e veturës së tij “BMW” me targa të Gostivarit, në të cilën ka qëndruar vajza e tij minorene, dhe më pas ka qenë i sulmuar edhe fizikisht. Gjatë sulmit, sipas denoncimit është kyçur edhe një person tjetër, i cili ka dalur nga një objekt hotelerik aty afër.

Inspektim ka kryer ekipi i Stacionit policor Gostivar dhe në koordinim me Prokurorin Publik merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.