Hapet rruga për fillim të bisedimeve me BE-në, ligji për PP-në nuk është kusht

Shpërndaje

Rruga për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE ngadalë po hapet. Bundestagu gjerman ka dhënë dritë jeshile Qeverisë të angazhohet për hapjen e negociatave inkuadruese, ndërsa sinjale pozitive vijnë nga Franca pas deklaratës së ambasadorit francez në vend Kristian Timonie i cili shprehu pritje për dritë jeshile edhe nga presidenti Emanuel Makron.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka thënë se është mirë që sjellja e ligjit për Prokurorinë publike, në të cilën punohet, nuk është vendosur si kusht ashtuqë edhe për pushtetin dhe KE-në nuk është me rendësi miratimi i ligjit, por sigurimi i kushteve për shtet funksional juridik.

Deputetët e në Bundestagun gjerman me shumicë votash kanë miratuar që qeveria të angazhohet për negociata qasëse me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për propozimin kanë votuar edhe pushteti dhe një pjesë e opozitës.

Siç ka transmetuar Dojçe Vele në gjuhën maqedonase në debatin i cili ka zgjatur diçka më shumë se gjysmë ore, deputetët e partive në pushtet CDU/CSU dhe socialdemokratët kanë shprehur mbështetje në përpjekjet e reformave të Shkupit dhe në shumë raste e kanë theksuar Marrëveshjen e Prespës si arritje e madhe për mbarë rajonin.

Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas e përshëndeti vendimin e Bundestagut të japë dritë të gjelbër për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Mas vlerësoi se mbështetja e Bundestagut gjerman për hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën është sinjal i rëndësishëm”.

Komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë të BE-së, Johanes Han e ka përshëndetur votimin e Bundestagut për fillim të negociatave me BE-në në tetor për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“E përshëndesim votimin e Bundestagut gjerman për fillimin e negociatave për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në tetor. Njohja e progresit konkret është kyç si nxitje për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe kredibilitetin e BE-së!, ka shkruar eurokomisari Han në Tuiter.

Për fillimin e negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar ka thënë se ajo është ashtu sepse dy vendet kanë marrë rekomandim në të njëjtën kohë dhe se paralelisht shqyrtohen.

“Vendimi në tetor varet se si do të zgjidhen disa kriza dhe situata në rajon. Ka disa situata në rajon, përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se vendimi në tetor në të ardhmen do të ndikojë edhe në ato probleme. Dua të them se rajoni është i ndërlidhur, asnjëri nuk është tërësisht i pavarur. Suksesi i një shteti ka ndikim mbi suksesin e shtetit tjetër dhe anasjelltas. Këtë e deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar në intervistën për TV Alfa.

Presim dritë të gjelbër nga presidenti Emanuel Makron, deklaroi ambasadori francez Fransoa Timonie, lidhur me pritjet e qëndrimit të Republikës së Francës rreth përcaktimit rreth datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ne e presim dritën e gjelbër nga presidenti ynë i Republikës. Si dhe gjithmonë, ne shumë ndajmë me partnerët tanë gjermanë lidhur me këtë temë. Kemi qëndrim të mirë ndaj vendit tuaj dhe ndaj të gjitha përpjekjeve që ai i ka bërë në planin rajonal. Ne, francezët dhe gjermanët shumë mirë e dimë se duhet ende shumë, shumë punë për reformat që janë në letër të bëhen reforma në realitet. Do të bëjmë një koktej të mirë midis realitetit dhe ajo që do të thotë pranim i mirë. Realiteti i cili duhet të bëhet rregullohet dhe plotësohet dhe gjithsesi atë që ne e presim, ndërsa ky është pranim i mirë nga ana jonë”, deklaroi Timonie. Shtoi se 27 vende të BE-së do të diskutojnë, mund të merren vendime të mira, por kjo do të thotë se nevojitet diskutim, shumë debat dhe shumë kompromise.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në profilin e tij në Tuiter është falënderuar për mbështetjen e Bundestagut- Danke Deutschland. Me shumicë votash “për” deputetët në Bundestagun gjerman dhanë dritë jeshile për bisedimet inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, ka shkruar Pendarovski në Tuiter.

Kryeministri Zoran Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në profilin e tij të Fejsbukut i është falënderuar Bundestagut dhe ka vlerësuar se kjo është nxitje e madhe që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë.

“Morën lajm të shkëlqyeshëm nga Berlini. Bundestagu me shumicë të madhe dha mbështetje për BE-ja t’i fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Vendimin final e presin në tetor, që do të thotë pranim për qytetarët dhe institucionet dhe për të gjitha vendimet tona, përpjekjet dhe sukseset. Kjo është nxitje e madhe, vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. I falënderojmë të gjithë deputetët në Bundestagun gjerman dhe ekipin qeveritar të kancelares Angela Merkel”, shkruan Zaev në Fejsbuk.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për MEDIAL thotë se po bëhet çmos që të sillet ligji për Prokurorinë publike, por ajo që është me rëndësi për pushtetin dhe KE-në nuk është vetëm sjellja e ligjit, por sigurim i kushteve për shtet funksional juridik.

“Vetë Komisioni Evropian ka insistuar në ‘fjalor’ të mençur. Ata asnjëherë nuk janë fokusuar në ligjin, por janë fokusuar në rezultatet, ndërsa rezultatet nënkuptojnë se patjetër duhet të përfundojnë jo vetëm hetimet dhe lëndët gjyqësore, por patjetër të sigurohet të ketë përgjegjësi për të gjitha veprat penale që janë bërë. Prandaj edhe fokusi ka qenë veprat, lëndët, procedura gjyqësore, jo vetëm ligj sa për formë. KE gjatë kohë na çon porosi, mos mendoni se qëllimi është vetëm ligj i ri, ka thënë ministrja e Mbrojtjes e cila gjendet në Bruksel ku merr pjesë në Forumin për lidhshmëri të KE-së.

Shekerinska siguron se negociatat për ligjin me opozitën do të vazhdojnë dhe ka shprehur shpresë se partia opozitare do të ndalet të jetë “peng i krimit dhe korrupsionit nga e kaluara”.