Haradinaj ndërpret fjalimin në Gjilan, respekton ezanin (Video)

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një tubim në Gjilan.

Gjatë tubimit, në një moment ai e ka ndërprerë fjalimin e tij. Kjo pasi që në atë moment po thërriste ezani në xhami për lutje.

“Po presim pak”, ka thënë Haradinaj, kur hoxha ka filluar ta thërras ezanin.

Qytetarët e duartrokitën Haradinajn për këtë gjë ndërsa mbajtën qetësi njëjtë sikurse ai.

Pas përfundimit, ai ka vazhduar fjalimin e tij duke i falënderuar të pranishmit për duartrokitjet. Ai vazhdoi ta shpjegoi ndërlidhjen e misionit që e ka elita politike.

Ezani nis nga minuta 03:46.