Hiqet tabela nxitëse në Zubin Potok (Foto)

Shpërndaje

Tabela në Zubin Potok ishte në gjuhën serbe.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është hequr tabela në gjuhën serbe Zubin Potok, e cila Republikën e Kosovës e cilësonte si Kosova Metohi.

“Të dashur qytetarë, Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe mbrëmë është raportuar për këtë tabelë të vendosur në Zubin Potok e në të cilën në gjuhën serbe iu urohej mirëseardhje në Krahinën Autonome të Kosovës pjesë e Serbisë.