Hoti ndryshon deklaratën, ja çka thotë tani për rrahjen e Molliqajt me Abazin

Shpërndaje

Pamjet që i publikoi Gazeta Sinjali, kanë demantuar zyrtarin e PDK-së, Rexhep Hoti. Ai e kishte mohuar se kishte qenë në vendin e ngjarjes në kohën sa ndodhi rrahja mes Dardan Molliqajt e Haki Abazit, ndërsa para pak çastesh shkruan se deklaratën për këtë rrahje e ka dhënë në polici.

Postimi i plotë i Rexhep Hotit:

Të dashur miq,

Pas publikimit të videos së përleshjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ndjej obligim moral për një sqarim të shkurtë. Unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici, andaj, as atëherë, as sot nuk dua të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonje subjekt politik, sepse kam kryer obligimin ligjor si dëshmitar. Të gjitha mediat, subjektet politike apo kushdo qoftë mund të kërkojnë në polici të vërtetën e prononcimit tim në vend se të merren me spekulime.