Ish-eurodeputeti Eduard Kukan në mes të Shkupit: S’ka kohë për festë, punoni në reforma

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut do të marrë lajme pozitive për datën nga Bashkimi Evropian. Kështu thotë ish-eurodeputeti Eduard Kukan. Në fjalimin e tij, Kukan porositi pushtetin dhe opozitën se vazhdimi i reformave është i domosdoshëm.

Mendimi im personal është se Ju do të merrni lajme pozitive nga Brukseli, ndoshta është një deklaratë е guximshme për shkak se ne politikanët e dimë se punët nuk janë të gatshme derisa nuk janë vërtet të gatshme. Këshilla ime është të mos festoni kur të merrni lajme pozitive, por përkushtoheni, të jeni të denjë, krenar dhe shprehuni me projekte konkrete për atë se si do të vazhdoni me implementimin e reformave”-tha Eduard Kukan, ish-deputet i PE-së.

Ish-ministri i jashtëm, Nikolla Popovski, akuzoi pushtetin se përpiqet të përvetësojë marrjen e datës si meritë të saj. Ai shtoi se në BE anëtarësohet shteti dhe jo Qeveria.

Kjo është mundësi që të fillojmë të ndryshojmë çështjet, do të jemi naiv nëse mendojmë se brenda natës kjo mund të ndryshohet. Por, nëse nuk fillojmë tani, në këtë suazë para se të merret ky vendim dhe vazhdojmë me traditën me trumbeta dhe çoçek të festojmë për datën, ka shumë mundësi që vijimin e negociatave të mos e shfrytëzojmë në mënyrë inteligjente”-pohoi Nikolla Popovski, kryetar i Këshillit kombëtar për eurointegrime.

Duke folur për peshën e anëtarësimit të vendit në BE, presidenti Stevo Pendarovski, porositi se rasti “Reket” duhet të zgjidhet pa ndikime. Ndërsa kryeprokurori Lubomir Jovevski u kundërpërgjigj se ndikime në procedurë nuk ka.

Tani dua të përsëris se kjo aferë është test krucial për sistemin e shtetit të së drejtës andaj, duhet të zgjidhet thelbësisht, deri në fund. Para së gjithash, jo për shkak të Evropës, por për ne, nuk guxojmë të tolerojmë ndikime eventuale anësore nga cilado qoftë anë që vijnë”-pohoi Stevo Pendarovski, president.

Procedura për zbardhjen e aferës së ashtuquajtur “Reket” shkon në formë gjithëpërfshirëse, pa ndikime anësore, me sigurimin e dëshmive relevante kundër të involvuarve në veprat penale”-tha Lubomir Jovevski, kryeprokuror.

Diskutimi i këtillë u bë në sesionin e tretë të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian e cila u mbajt në Kuvend.