Ish-shefat e policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut, sot përballen në gjyq

Shpërndaje

Ish-shefat e policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut, Zoran Verushevski dhe Sasho Mijallkov, pas pak në Gjykatën Penale të Shkupit, pritet të ballafaqohen njëri me tjetrin, shkruan gazeta KOHA.

Kjo përballje do të ndodhë në kuadër të lëndës gjyqësore “Target-Fortesa”, në të cilën Mijallkovi është i akuzuar, ndërsa Verushevski dëshmitar i prokurorisë.