Ja kur Zekiri i thoshte Demirit: Rastet “Kumanova” dhe “Monstra” do ZBARDHEN?! (Video)

Shpërndaje

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri kohë më parë në një debat televiziv në Click Plus me analistin tanimë të ndjerë, Alajdin Demiri, pati premtuar dhe siguruar qytetarët se rasti “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave” do të zbardhen tërësisht, shkruan Zhurnal.mk.

“Ne jemi duke krijuar kushte që të zbardhet çdo rast i montuar”, thekson Zekiri.

Analisti Demiri e pyet: “Kumanova dhe Monstra do të zbardhen?

“Po do zbardhen dhe ti do jesh këtu që të thuash a do jetë a sdo jetë. Do të zbardhet çdo rast i montuar, do të zbardhet dhe do të dale në shesh dhe njerëzit e pafajshëm do të lirohen dhe do të shkojnë në shtëpi. Ata që u vranë do të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë vrarë. Unë kam përgjegjësi dhe flas me përgjegjësinë time këtu”, përgjigjet Zekiri.

Demiri njëherit e pyet Zekirin se a është i vetëdijshëm se çfarë flet. Ndërsa Zekiri përgjegjen ia kthen në gjuhën maqedonase “Господине Алајдин Демири, секој монтиран случај ќе биде расветлен“.

Alajdin Demiri atëher e sugjeroi Zekirin që ta pyet liderin e tij Zoran Zaev pse nuk publikoi asnjë bombë për Monstrën dhe pse i ka fsheshur ato dosie

“Lideri jot asnjë dosie të monstrës nuk e zbuloi, shko pyete pse nuk e zbuloi”, pati thënë Demiri.

Kujtojmë që premtimet e nënkryetarit të LSDM-së ende nuk janë realizuar, ndërsa këtij pushteti i kanë mbetur vetëm edhe një vit “jetë”. Rasti Monstra ende nuk është zbardhur tërësisht, ndërsa të përfshirët në rastin e Kumanovës janë të dënuar me mbi 750 vite burg dhe gjinden në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

Më poshtë mund të shikon videon e plotë të debatit të atëhershëm dhe premtimet e Zekirit:

Premtimet e dështuara të Muhamed Zekirit

VIDEO