Katastrofë ekologjike po ndodhë në komunën e Sarajit

Shpërndaje

Mbi 10 banorë të vendbanimit në Saraj ankohen se nuk mund të marrin frymë në këto çaste nga ajri i ndotur njofton portali TOPNEWS.MK.

Qytetarët e revoltuar thonë se ajri i ndotur vjen nga djegja e mbeturinave nga Ndërmarrja Komunale e Sarajit.

Deri me tani ekipe policore nuk kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga Ministria e Ekologjisë heshtin dhe nuk nxjerrin inspektor në terren të shohin gjendjen alarmante, ku në këto çaste rreth orës 21.30 minuta ajri frymëzënës po qarkullon në Saraj./TOPnews.mk