Kolona e pestë, mercenarët dhe qentë e luftës

Shpërndaje

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Çdo revolucion, krye*ngritje apo luftë çlirimtare, që nuk arrin t’i ruaj e mbrojë frymëzuesit dhe drejtuesit kryesorë të tij, shndërrohet në kundërrevolucion dhe anarki.

Nëse përpara ose gjatë një krye*ngritje, revolucioni apo lufte çlirimtare, eliminohen, tradhtohen, vr*iten apo likuidohen frymëzuesit dhe drejtuesit kryesorë të tyre, vartësit tjerë që mbeten për t’i realizuar idetë, qëllimet dhe idealet e asaj lufte, të atij revolucioni, bëhen pre e lehtë e kolonës së pestë dhe propagandës së tyre, e mercenarëve dhe qenve të luftës, duke u shndërruar në armiq më të mëdhenj të qëllimit, ideve dhe idealeve të asaj krye*ngritje, revolucioni apo lufte çlirimtare, se sa vetë armiku i tyre i mëparshëm.

Në secilën krye*ngritje, revolucion apo luftë çlirimtare, përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, ka pasur kolonë të pestë, mercenarë dhe qenë të luftës, të cilët kur mbeten pa frymëzuesit, drejtuesit dhe udhëheqësit kryesorë, pa barinj dhe jashtë kontrollit, nga traumat, frika dhe kompleksi i vogëlsisë fillojnë ta hanë njëri-tjetrin dhe tufën e tyre (popullin që kanë pretenduar ta çlirojnë nga robëria dhe sundimi i huaj).

(19.IX.2019)