Komisioni i Venecias jep goditjen finale: Presidenti Meta shkeli Kushtetutën

Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Sipas një draft raporti të siguruar nga Shqiptarja.com, Komisioni i Venecias ka evidentuar shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta. Në draft theksohet qartë dhe prerë se Presidenti nuk ka kompetencë për anulimin e zgjedhjeve.

“Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj. Zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situata emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në baze të zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregulla te vendosura me ligj, të përkohshme).

Presidenti nuk e ka këtë pushtet. Anulimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur. Presidenti ka tejkaluar kompetencen e tij kushtetuese duke anulluar dhe shtyre zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar ne baze ligjore te posacme” thuhet në draft.

Por cili është opinioni i Komisionit të Venecias për Komisionin Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës? “Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse shkelje e Kushtetutës nga ana e Presidentit është e rëndë apo jo. Procedura e shkarkimit te Presidentit është proces ligjor dhe politik. Mbetet ne vendimarrjen e seancës plenare të Kuvendit të vendosë për natyrën e shkeljes dhe rëndësinë e saj, që mund të përligjin shkarkimin e Presidentit” thotë komisioni i Venecias.

Komisioni i Venecias gjykon se bojkoti i opozitës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. “Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë/avantazhin/levën të pengonin cdo proces zgjedhor” thuhet në vijim në draft./Shqiptarja.com/

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë të Komisionit të Venecias)