Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Arrijnë tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se janë siguruar disa tekste mësimore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se janë siguruar tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (klasa 1-2-3), Gjuha Shqipe (klasa 2 deri 8, si dhe për katër vjetët në shkollën e mesme).

Sipas tij, edhe 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do t’u distribuohen nxënësve pasi të paguhet taksa e lincensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të tij.