Kurti: 6 tetori nuk është vetëm datë zgjedhjesh, është referendum

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me kandidatët për deputetë nga Gjakova që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti tha se me anë të barazisë, mirëqenies dhe punësimit do të ndalet emigrimi.

Sipas tij për të ngelur PDK në opozitë duhet një fitore e thellë.

“Do të kemi barazi, mirëqenie, punësim, që ta ndalim emigrimin e popullit. 6 tetori nuk është vetëm datë zgjedhjesh është referendum, Pan-ik me panik kurrë mos u kthefshin e për të ngelur PDK në opozitë na duhet fitore e thellë dhe vota nga ju.”

Ai shtoi se shteti i së drejtës do i shërbej të gjithë qytetarëve edhe viktimave të paqes.

“Shteti i së drejtës që do i shërbej gjithë qytetareve edhe viktimave të paqes. Kjo qeveri që shkoj ka qenë borxhli i keq i ka marr paret po si ka dhanë shërbimet e mallrat. Neve na duhet një qasje aktive të prokurorisë që bënë hetime e që e lexon raportin e auditimit për të gjetura, do ta bëjmë reformën e vettingut. “

Kurti theksoi se për shtetin zhvillimor duhet punuar shumë.

“Nuk do të mund ti punësojmë njerëzit tu i rrit fotelet nëpër zyre të shtetit , por duke i mbështetur në biznes e në ndërmarrësi. Ata që janë dëmtuar më shume ne do te ju ndihmojmë më shumë si qyteti I Gjakovës dhe Mitrovicës”.

Lideri i VV-së përmendi edhe mundësi e banimit për të rinj me formulën 150X150.

“Ne parashohim edhe grantin e katër për komuna për investime kapitale, që ato te kenë buxhetin dhe decentralizimin zhvillimore e financiarë. Banim për të rinj me formulën 150×150, blerjen e banesës me këst 150 në muaj për 150 muaj, pra banimi social për të rinj “- përfundoi Kurti.