Kurti në Ferizaj: Lumin e keni të ndarë në dysh, por ju zemrën s’e ndani, atë e keni me Vetëvendosjen

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e saj të radhës në Ferizaj. Nga aty kandidati për Kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të votohet lista e tyre me 110 kandidatë.
“E di që në Ferizaj këtu e keni bifurkacionin –kur lumi ndahet në dy pjesë, por e di që zemrën nuk e ndani sepse zemrën ia keni dhënë Lëvizjes Vetëvendosje”, kanë qenë fjalët e para të Kurtit, njofton Klan Kosova. “Neve kështu, këtu e çdo ditë në dhjetë ditët e ardhshme na rreh zemra: 126. Në këto dhjetë ditë nëse ia uroni dikujt ditëlindjen mos gaboni t’i thoni u bëfsh 100 vjeç, por u bëfsh 126 vjeç. Është kënaqësi për mua që të jem në këtë qytet. Më pushojnë sytë sepse sheh malet e bukura të Sharrit dhe majën e bukur të Lubotenit. Është gëzim të jesh në Ferizaj – qytetet i harmonisë fetare”.

“Problemet e Ferizaj janë probleme që i ka e gjithë Kosova. Ne dhe ju e dimë se cilat janë problemet tona – janë probleme të përbashkëta. I kemi fol tash e sa por këto probleme nuk janë zgjidhur. Rinia dikur ka ikur nga Serbia e tash po ikë nga Qeveria, mirëpo më 6 tetor këta tjerët bëhen horë. Dilni e votoni kënd e doni. Çdo votë numërtohet, përbënë ndryshim, një votë më shumë një ndryshim më shumë të cilin e duam dhe na duhet si asnjëherë më parë”. Sipas Kurtit zgjedhjet e 6 tetorit janë mundësi për të dalë nga kriza për të hyrë në rrugën e shpëtimit e të përparimit. “Mund të ketë shumë dyer, por më mirë mos i hapni fare. I keni hapur në të kaluarën disa prej tyre disa herë dhe jeni dëshpëruar”. “Në zgjedhjet e 6 tetorit ka një derë që duhet t’ia jepni një shans për ta hapur. Hapeni, hyni brenda dhe nuk do të zhgënjeheni kurrë më. Kjo derë e ka nurin 126 dhe emrin e mbiemrin Lëvizja Vetëvendosje”.