Kurti: Protesta e 29 shtatorit të vitit të kaluar e shpëtoi Kosovën

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, ka kujtuar protestën e 29 shtatorit të vitit të kaluar, e organizuar kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim” të kufirit me Serbinë.Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo protestë masive e shpëtoi Republikën e Kosovës, duke shtuar se në zgjedhjet e 6 tetorit do të jetë hapit i radhës për fitore.“Sot është njëvjetori i protestës më të madhe në Kosovën e pasluftës, që u mbajt me 29 shtator 2018, me parullën kryesore “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Kjo protestë e juaja ishte vendimtare për shpëtimin e Republikës së Kosovës prej pazareve me Serbinë. Një vit më vonë, e bëjmë hapin e radhës: votojmë masivisht me 6 tetor për fitoren më të madhe zgjedhore në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar Kurti në facebook.
Më 29 shtator të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një protestë Qëllimi i protestës sipas organizatorëve ka qenë shfaqja e kundërshtimit ndaj idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.