Labi jep pagën e këtij muaji për vogëlushen që siguron paratë për barna duke pikturuar

Shpërndaje

Disa nga pikturat e artistes së vogël Yllka Letit, e cila i shet ato për të siguruar mjete që t’i blejë barërat për shërimin e sëmundjes që ajo ka, ka vendosur që t’i blejë ish-deputeti Labinot Tahiri.

Përpos blerjes, ai edhe pagën e këtij muaji, ka vendosur që t’ia jap asaj.

Duke bërë thirrje edhe të njerëzit tjerë vullnetmirë, kandidati i AAK-së për deputet në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai nuk blen vota por dhuron para.

Postimi i plotë:

Përshëndetje vllezër e motra!
Edhe kësaj radhe ndjejë përgjegjesi për këtë vajzë!

Mos e leni pa e parë këtë rast, mos e leni pa e përkrahë këtë rast se i dhuroni vullnet së bashku me Zotin.
Ky rast apo kjo vajzë ka nevojë për barnat, të cilat nuk mund t’i siguroj në Kosovë, por vetëm jashtë Kosovës.

Unë nuk blej vota, por dhuroj paratë për rastet të tilla.
Kësaj radhe dhuroj prapë si shumë raste të tjera, pagën e këtij muaji të deputetit.
Këtë e bëj se dua ta kujtoj têrê jetën se sa isha deputet, kam ndarë nga vetja atë rrogë që i takon fëmijëve të popullatës sonë, se nesër më nuk i dihet se si ndodh!

Yllkës për pikturat të cilat ajo i shet për t’i siguruar paratë për barnat e saj, do të ja dhuroj pagën time dhe do të shkoj t’i blejë disa piktura, me qëllim që masa të bëjnë edhe me shumë një gjë të tillë!

Për më shumë shikojeni programin e saj dhe nanën e saj me lot në sy😒

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.