LAJMI I FUNDIT: Bundestagu jep dritë jeshile për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Sapo ka mbaruar debati në parlamentin gjerman mbi vendimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Në këtë seancë të parlamentit gjerman, i pranishëm është dhe zv.kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Ndërkohë që Bundestagu me 476 vota Pro, 122 kundër dhe 16 abstenime, ka dhënë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.