Luana Vjollca tregon se kur do të martohet

Shpërndaje

Moderatorja njëherësh dhe këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Luana Vjollca, mbrëmjen e sontme ka nisur sezonin e ri të emisionit “Shiko kush luan”.

Luana gjatë këtij emisioni dha edhe një lajm befasues për publikun që ka të bëjë me jetën private.

Teksa po bënte një bisedë me Amin lidhur me dasmat ajo tha padashje se vitin tjetër mund të martohet.

“Mos u habit se vitin tjetër do mart… (martohem)”, tha Luana pa përfunduar fjalinë.

Nuk dihet nëse këtë deklaratë moderatorja e tha vetëm sa për ta bërë më interesant emisionin apo me të vërtetë do të martohet.

Kujtojmë se Luana Vjollca ka tash e disa vite që është e lidhur me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçajn. Dyshja asnjëherë nuk e kanë pranuar, por që shpeshherë janë kapur mat së bashku në publik.

Ndryshe, “Ti amo” është projekti i fundit muzikor i Luanës. Kënga është publikuar më 2 shtator dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube.