Maqedonia e Veriut ‘vërshohet’ nga anketat, ja cila parti është e para (Foto)

Shpërndaje

Edhe një anketë tjetër këtë javë edhe nxjerrë në Maqedoninë e Veriut sa i përket rejtingut të partive nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas anketës së Institutit për hulumtime politike – Shkup të realizuar për nevojat e emisionit “Detektor” në televizionin Sitel, VMRO-DPMNE prinë me 3% para LSDM, ndërsa tek shqiptarët vazhdon të prijë BDI.

Sipas anketës, mbi 21.1% do të votonin për VMRO-DPMNE, ndërsa 18.1% për LSDM. Tek partitë shqiptare BDI edhe më tej është në epërsi me 4.5%, ndërsa pas saj radhitet ASH me 2.8%. Më pas vijon Alternativa me 0.8% dhe Lëvizja BESA me 0.7%.

Mbi 26% kanë thënë se nuk do të votojnë për asnjë parti politike, 14% kanë thënë se nuk duan të tregojnë se për këtë votojnë. Anketa u realizua nga 14-17 shtator ku janë anketuar 1109 qytetarë.

Qytetarët më shumë kanë besim te kryeministri Zoran Zaev. Pas tij radhiten politikanët tjerë, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe të tjerët. Kështu flasin të dhënat nga sondazhi i fundit të realizuar nga Instituti për Kërkime Politike për emisionin “Detektor”.

Sipas sondazhit, 14.5% e të anketuarve i besojnë kryeministrit Zaev, 12.1% Mickoskit, 4.4% e të anketuarve i besojnë liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe 3% Zijadin Selës. Më pas renditet Nikolla Gruevski me 2.1% , Gashi me 0.7%, Bilall Kasami me 0.6% dhe Menduh Thaçi me 0,1%.

Sa i përket institucioneve, notë më të ulët për besim ka PSP-ja. Nota mesatare që ka marr ky institucion nga qytetarët është 1.68 ndërsa 57 për qind e të anketuarve i kanë dhënë notë të dobët.

Me notë 2 janë vlerësuar gjyqësori dhe prokuroria publike. Parlamenti nga ana tjetër u vlerësua me notë 2.25, Qeveria me notë 2.33 dhe opozita 2.4. Presidenca dhe mediat janë vlerësuar me notën 3.

Anketa u realizua nga 14-17 shtator ndërsa janë anketuar 1109 qytetarë.