Me tupana e valle fillon festa në sheshin “Nënë Tereza” – pamje nga gëzimi pas triumfit kundër Çekisë

Shpërndaje

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mposhtur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.

Pas ndeshjes, qytetarët filluan me festë të madhe në sheshin e Prishtinës.

Me tupana, qytetarët shprehën gëzimin e tyre me valle të ndryshme.

Ndryshe, me këtë fitore, Kosova kryeson grupin A me tetë pikë. /Periskopi.com/

VIDEO