Me veshjen kuq e zi, Bebe Rexha ‘çmend’ latinët në Brazil

Shpërndaje

Të gjithë i njohim dhe dashurojmë këngët e Bebe Rexhës, këngëtares sonë e cila tashmë njihet ndërkombëtarisht dhe na ka bërë krenarë kudo. Ajo njihet për natyrën e saj paksa capkëne dhe të sinqertë e po ashtu për kërcimet e nxehta që na dhuron shpesh.Këtë duket të ketë bërë edhe së fundmi në Brazil aty ku edhe po pushon.

Bukuroshja jonë ka ndezuar atmosferën në një prej lokaleve ku po festonte duke kërcyer samba. Ka dhuruar një superspektakël teksa brohoritet nga fansat dhe njerëzit e shumtë që ishin rrotull dhe dukej kaq e natyrshme në lëvizje. Ajo që na bëri përshtypje ishte fakti se Bebe kishte zgjedhur të vishej kuq e zi.

VIDEO