Media e huaj nxjerr datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

“Bashkimi Evropian me siguri do të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin tjetër”, kështu shkruan Bloomberg, duke iu referuar burimeve të veta.

“Në dritën e përparimit të arritur me reformat”, mbledhja e ministrave të BE në Luksemburg në 15 tetor do të vendose “të hapin negociatat e pranimit” per Tiranen dhe Shkupin, shkruan media e huaj.

Sipas medias amerikane, një dokument i pak kohëve më parë nuk i rekomandonte negociatat, dhe sikundër në muajin qershor, shtetet më hezituese ndaj zgjerimit me Ballkanin mbeten Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka.

Qeveritë e BE-së perëndimore janë acaruar nga dështimi i disa kombeve lindore që iu bashkuan bllokut nga 2004 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Kështu ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj, ne zonen ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2019-09-29/eu-set-to-resume-expansion-push-with-balkan-accession-talks